Moti i keq ‘gjunjëzon’ vendin fqinj, pamjet katastrofike

Editor
2 Min Read

Stuhia “Bora” ka ‘zbarkuar’ në Greqi, duke shkaktuar përmbytje katastrofike në disa ishuj të vendit. Moti i keq me reshje të dendura shiu nisi mbrëmjen e së premtes, ndërsa ditën e djeshme (30 nëntor) shënoi kulmin. Siç raportojnë mediat greke ishujt e prekur nga moti i keq janë Limnos, Tinos dhe Rodos.

Në ishullin e Limnos raportohet për dy të vdekur nga përmbytjet, ndërsa dëmet materiale që ka shkaktuar shiu janë të mëdha, shkruan protothema.gr. Raportohet për dëme të mëdha në banesa, dyqane dhe infrastrukturë. Zona e Kontias duket se është goditur më rëndë, me banorët që flasin dëme të shumta në pronat e tyre, megjithatë shumë banesa u përmbytën edhe në zona të tjera, ndërsa tokat bujqësore u zhytën në ujë.

Autoritetet në Limnos u kanë dërguar mesazh paralajmërues banorëve, të cilëve u kërkohet të shmangin lëvizjet në disa rrugë të ishullit për shkak të përmbytjeve. Nesër 2 dhjetor shkollat në Limnos do të jenë të mbyllura, sipas autoriteteve lokale.

Lexo edhe :‘Çmenduria’ e militantëve të PD, i moshuari i puth dorën Berishës pas lirisë

Autoritetet e kanë shpallur ishullin në gjendje alarmi dhe kanë nisur operacionet për të rivendosur dhe mbështetur të prekurit. Ekipet e Bashkisë, Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile po operojnë në vendet më të prekura, ndërsa ushtria është mobilizuar për të forcuar përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *