Itali/ Moti i keq i merr jetën një gruaje dhe nipit të saj

Editor
1 Min Read

Një grua gjermane dhe nipi i saj pesë muajsh, janë zhdukur pasi një përmbytje përfshiu shtëpinë e tyre pranë Pizës, Itali.

Familja e pushuesve, siç raporton BBC, thuhet se ka thirrur shërbimet e urgjencës të hënën mbrëma kur lumi Sterca, pranë banesës së tyre, ka dalë nga shtrati dhe uji ka filluar të hyjë në shtëpi.

Mediat lokale raportuan se gjuha dhe kushtet e pafavorshme vonuan gjetjen e familjes, e cila tentoi të ngjitej në katet e sipërme të shtëpisë.
Megjithatë, ndërsa ata e bënë këtë, foshnja ra në ujë dhe gjyshja e foshnjës u mor nga lumi teksa ajo u përpoq ta shpëtonte.
Anëtarët e tjerë të familjes, gjyshi dhe prindërit e foshnjës, arritën të shpëtonin dhe më pas u shpëtuan në çati.

Më shumë se 100 zjarrfikës tani janë duke kërkuar për gruan dhe foshnjën në mes të shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet. Zjarrfikësit thonë se lumi u fry tepër shpejt dhe se vala që përfshiu shtëpinë e familjes ishte 2.5 metra e lartë.
Zona përreth është goditur nga reshje të dendura shiu që nga e hëna, ku kushtet pritet të mbeten të këqija deri në fund të së mërkurës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *