Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje për situatën e rrugëve kombëtare në Shqipëri, ku reshjet e borës dhe shiu kanë ndikuar në disa zona të vendit, veçanërisht në ato malore.
Rrugët janë pastruar dhe kriposur, duke mundësuar qarkullimin e mjetëve pa ndërprerje, por është rekomanduar përdorimi i gomave dimërore në disa akse.
Në akset malore, si Hani i Hotit-Tamarë dhe Bogë-Theth, po pastrohen dhe nuk ka probleme në qarkullim. Në akset fushore, si Lezhë-Shkodër dhe Ura e Bunës-Muriqan, është punuar për pastrimin e kanaleve dhe riparimin e sinjalistikës.
Në Kukës dhe Tropojë ka pasur reshje të borës dhe po punohet për pastrimin e rrugëve. Akset rrugore të Tiranës dhe Gjirokastrës kanë pasur reshje shiu, por nuk ka pasur probleme. Portet e Durrësit dhe Vlorës janë funksionale dhe nuk ka probleme për lundrim. Energjia elektrike është rikthyer në disa zona rurale dhe malore, ndërkohë që lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave normale, pa rrezik.
Parashikimi i motit për ditën e diel është për reshje intensive shiu dhe dëbore, sidomos në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, me mundësi shtrëngatash dhe vërshimesh në zona urbane. Temperatura pritet të arrijnë nga -4°C në zonat malore deri në 14°C në bregdet. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet.