Moti i keq në SHBA, shkon në 24 numri i viktimave

Editor
1 Min Read

Disa shtete amerikane janë prekur rëndë nga stuhitë e forta pranverore që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe i kanë marrë jetën të paktën 24 njerëzve që nga java e kaluar.

Në Louisville dhe në Kentaki, nivelet e lumenjve u rritën me 5 metra në vetëm 24 orë. Ky i fundit është i goditur më rëndë. Për komunitet që ndodhen pranë lumit Kentucky është lëshuar urdhri i evakuimeve të detyrueshme.

Departamenti lokal i zjarrfikësve tha se shpëtoi më shumë se 40 njerëz nga përmbytjet gjatë fundjavës. Përmbytjet ende përbëjnë një kërcënim të madh për shtete si Arkansas, Mississippi, Tennessee dhe Ohio.

Deri të dielën, më shumë se 90 tornado ka patur në të paktën 10 shtete, duke përfshirë Kansas, Alabama dhe Xhorxhia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al