Qarku i Shkodrës është përfshirë gjatë natës nga reshjet e dëborës me instensitet të ulët.
Deri më tani nuk raportohet për problematika, teksa aktualisht akset rrugorë janë të kalueshme. Në segmentin rrugor Qafe Mali–Fierzë ka reshje dëbore me intensitet të ulët. Ndërsa në zonat malore, apelohet për drejtuesist e automjeteve që të përdorin goma dimërore.
Reshje me instensitet të lartë raportohen në Malësinë e Madhe dhe në Vaun e Dejës, megjithatë momentalisht nuk ka probleme me qarkullimin.
Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë në Fushë-Arrëz, Velipojë dhe Lezhë. Ndërkohë mësohet se funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat po mbahen ne monitorim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.