Moti i keq pushton këtë vend, raportohet për 43  viktima

Editor
1 Min Read

Autoritetet në një zonë të gjerë në juglindje të Shteteve të Bashkuara kanë dalë për të pastruar rrugët pas uraganmit të fuqishëm “Helene”, i cili goditi vendin gjatë së premtes. Siç raportohet numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet. Të paktën 43 persona kanë humbur jetën deri më tani.

“Helene”, e reduktuar të premten vonë në një ciklon post-tropikal, vazhdoi të formonte shira të dendur nëpër disa shtete, duke shkaktuar përmbytje kërcënuese për jetën.

Të paktën 3.5 milionë persona mbetën pa energji në pesë shtete, me autoritetet që paralajmëruan se mund të kalojnë disa ditë para se shërbimet të rikthehen plotësisht.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës kontribuon në nxitjen e uraganeve më të fortë dhe më shkatërrues. Uragani goditi rajonin e Floridës, Karolinës së Veriut, Georgias e Tennessees.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *