Moti i nxehtë, bregdeti i Vlorës ‘pushtohet’ nga pushuesit

Editor
1 Min Read

Vlora mbetet destinacioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj. Qyteti bregdetar ka çelur tashmë zyrtarisht sezonin ndërsa edhe pse jemi në muajin maj, numri i turistëve është prirur ndjeshëm.

Qytetarë nga shtete të ndryshme europiane kanë zgjedhur Vlorën për disa ditë pushimesh duke u shprehur se kanë gjetur një ambient perfekt për të kaluar pushimet.

“Ushqimi, pamja dhe njerëzit janë shumë të mirë. Pra këtu ke gjithçka që të duhet për disa ditë pushimet te bukura”.

“Ne kemi blerë një shtëpi këtu dhe gjatë gjithë vitit kalojmë pothuajse 3 muaj në Vlorë. Është shumë bukur, deti është i mrekullueshëm”.

“Ne na pëlqeu deti, ushqimi, jemi këtu me gruan dhe fëmijën tim dhe vijmë për herë të parë në Shqipëri, por padyshim që do të rikthehemi.”

Nuk mungojnë në Vlorë as emigrantët shqiptare që jetojnë jashtë vendi dhe qytetarët e Kosovës 

Sipas pushuesve, Vlora ka ndryshuar nga viti në vit, por ka sërish vend për përmirësim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *