Mund të humbni pronësinë e makinës… 8 masa ndëshkuese për borxhlinjtë

Jil
Jil
2 Min Read

Tiranë, 19 qershor 2025 – Mbi 256 mijë mjete rezultojnë me detyrime të papaguara për taksat vjetore në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar një seri masash ndëshkuese për pronarët që nuk i shlyejnë borxhet në kohë.

Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR, numri i mjeteve debitorë arrin në 256,741, me një përqindje të lartë (39%) të përqendruar në qarkun e Tiranës, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra. Pjesa dërrmuese e këtyre debitorëve janë individë (84%), ndërsa pjesa tjetër janë biznese. Borxhi total përllogaritet në rreth 17 miliardë lekë (170 milionë dollarë), që daton nga viti 2012 deri në qershor 2025.

Masat ndëshkuese që po zbatohen për përmbledhjen e detyrimeve përfshijnë:

Njoftime të përsëritura nga Drejtoritë Rajonale të Transportit

Paralajmërime përmes platformës “e-Albania”

Monitorim në terren me sistemet e kontrollit

Ndalim i ofrimit të shërbimeve për mjetet me borxhe

Informimi i Drejtorive të Tatimeve për mbledhjen me forcë të borxheve

Njoftimi i Policisë për sekuestrim të mjeteve në rast qarkullimi pa kolaudim

Dërgimi i të dhënave edhe bashkive, që përfitojnë 25% të këtyre taksave

Penalizime në formën e gjobave ose ndalimeve administrative

Këto masa sjellin pasoja të menjëhershme për pronarët e mjeteve debitorë, të cilët nuk mund të kryejnë asnjë veprim si ndryshim prone, rinovim targash, certifikim për xhama të errësuar, pajisje me leje qarkullimi, kolaudim apo çregjistrim mjeti.

DPSHTRR apelon që të gjitha detyrimet të shlyhen sa më parë për të shmangur penalitetet dhe për të siguruar aksesin e vazhdueshëm në shërbimet e transportit. Ndërkohë, shumë prej mjeteve rezultojnë në pronësi të emigrantëve ose qytetarëve që nuk i përdorin më, por nuk kanë kryer çregjistrimin. Po ashtu, disa pronarë presin një falje të mundshme të gjobave, si në vitin 2017, kur u miratua ligji për fshirjen e detyrimeve të vjetra doganore dhe tatimore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania