Kombëtarja shqiptare luan sot në Ligën e Kombeve duelin ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi me një kapiten të ri që do të udhëheqë ekipin në fushën e lojës. Ardian Ismajli është caktuar nga trajneri Silvinjo për të mbajtur shiritin në krah në këtë sfidë.
Me mungesën e Berat Gjimshitit për dëmtim dhe uljen në stol të Elseid Hysajt, Ismajli është ai që trashëgon shiritin duke qenë një nga liderët e rinj të këtij grupi futbollistësh, por njëkohësisht edhe një nga “veteranët” e grupit.
Lojtari ka regjistruar 41 ndeshje me fanellën kuqezi dhe bashkë me Ramadanin që ka të njëjtën kuotë ndeshjesh, janë lojtarët me më shumë duele të luajtura me Kombëtaren mes atyre që janë përzgjedhur në formacionin titullar nga Silvinjo.