Myrto Uzuni futet në historinë e Granadës, vendos rekord

Editor
1 Min Read

SPANJË – Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka shënuar dy herë për Granadën, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjol!

Gola historikë nga sulmuesi i Kombëtares, vijnë kundër kryesuesve të Racing Santander për rezultatin 3-0, duke e bërë 29-vjeçari që të thyejë rekordin e El-Arabit, që qëndronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni nuk u ndal vetëm me golin e parë. Në minutën e 76-të, pas sprintit 50 metra, sulmuesi shënoi dhe golin e dytë. I papërmbajtshëm lojtari i Kombëtares shqiptare, që përballë ka Maget. Ky i fundit, ish-mesfushor i Partizanit, u aktivizua në minutën e 30-të si zëvendësues.

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 46 herë në 103 ndeshje, duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *