Myrto Uzuni rikthehet me dopietë nga dëmtimi, shënon dy gola

Editor
1 Min Read

Futbollisti shqipëtar Myrto Uzuni ka shënuar dy gola këtë të shtunë në La Liga 2 të Spanjës.

I kthyer nga dëmtimi, beratasi u fut në fushë nga minuta e parë dhe kaloi Granadan në epërsi pas vetëm 20 minutave lojë, në sfidën e javës së 10-të të kampionatit kundër Tenerifes.

Sulmuesi nuk u mjaftua dhe në të 34 dyfishoi shifrat.

Uzuni ishte pjesë e Kombëtares, por u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe mesa duket e ka marrë veten dhe ka gjetur formën, duke shënuar dopietë në Spanjë.

Katër gola në tetë ndeshjet e luajtura këtë sezon për Uzunin, teksa shpreson që të ndihmojë ekipin e tij për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.

Nuk do jetë surprizë nëse verën që vjen ai mos jetë më pjesë e Granadas, paçka kontratës deri në qershorin e 2026.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *