‘Na flakën në rrugë’! 47 punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës!

Jil
Jil
2 Min Read

Disa dhjetëra punonjës të hekurudhës shqiptare kanë humbur vendin e punës, mes tyre ka edhe persona pranë pensionit.

Punonjës të sektorit të mirëmbajtjes së linjës hekurudhore kanë nisur javën e re si zyrtarisht të papunë dhe kanë ngritur zërin mbi këtë situatë, pas një njoftimi verbal të bërë paraprakisht javën e kaluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës Shqiptare në Durrës.

47 punonjës janë informuar mbi ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës, si pasojë e një procesi të shkurtimit të vendeve të punës. Disa prej tyre kanë mbërritur sot në Durrës dhe shprehen të zhgënjyer e të flakur në rrugë pas një jete në hekurudhë.

Ata kanë qenë kryesisht të angazhuar në mirëmbajtjen e linjës hekurudhore të Bajzës, që përdoret kryesisht për transportin e zhavorrit drejt Malit të Zi, me një frekuencë 2-3 herë në javë.

Mes të prekurve nga ky vendim i HSH-së ka edhe punonjës që ndodhen vetëm pak muaj larg daljes në pension, të cilët e kanë pritur me shqetësim dhe zhgënjim largimin e parakohshëm. Sipas tyre, ndërprerja e marrëdhënies së punës ka prekur vetëm sektorin e mirëmbajtjes, ndërkohë që stafi teknik dhe drejtues vijon të qëndrojë në pozicionet e mëparshme.

Punonjësit kërkojnë një zgjidhje për të nesërmen e tyre.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania