“Na rrafi, ishte i fortë i dheut”/ U dhunua bashkë me të atin, reagon Genard Hajdini

Jil
Jil
1 Min Read

Genard Hajdini dhe babai i tij janë dhunuar nga një person i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Genard Hajdini ka qenë së bashku me babain në lokal kur u goditën me grusht në fytyrë nga një person i paidentifikuar.

Ai dhe babai u dërguan në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim për goditjet në fytyrë. Gjendja e tyre nuk ishte në rrezik për jetën.

“Na rrafi njëri na bëri peshk fare, ishte i fortë, i fortë i dheut. Po fajin e kishte dhe çik baba se foli me zë të lartë. Po dhe ai vetë e krujti se i ra babës me grusht të parit”, ka thënë vetë Genard Hajdini në një video.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania