Napoli “blindon” mesfushorin e Italisë, pak përpara miqësores

Editor
1 Min Read

Në kampin italian kanë zyrtarizuar një rinovim, duke zgjatur deri në 2029 bashkëpunimin me mesfushorin Michael Folorunsho.

26-vjeçari i lindur në Romë, i cili debutoi me kombëtaren e Italisë muajin e kaluar, ka firmosur kontratën e re. Ajo do e mbajë atë pjesë të Napolit edhe për 5 vitet e ardhshme.

Folorunsho e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Hellas Verona, skuadër me të cilën dhuroi performanca shumë pozitive. Duke i rënë në sy edhe teknikut të kombëtares italiane Luciano Spalletti, i cili i dhuroi një ftesë në Euro 2024.

Futbollisti vlerësohet shumë edhe nga Conte, trajneri i ri i Napolit, i cili e sheh si një nga elementët më të rëndësishëm të repartit të mesit të fushës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *