NATO dërgon 20 mijë ushatrë në kufi me Rusinë

Editor
1 Min Read

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) i ka nisur të hënën stërvitjet për ta mbrojtur territorin e vet nordik të porsazgjeruar.

Më shumë se 20.000 ushtarë nga 13 vende do të marrin pjesë në ushtrimet që zgjasin gati dy javë në rajonet veriore të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Finlanda merr pjesë me mbi 4.000 ushtarë në stërvitjen “Përgjigja Nordike 2024”, që nënkupton se ajo do të bëhet vendi i parë i ri i NATO-s me pjesëmarrjen më të madhe në një ushtrim të aleancës ushtarake, sipas ushtrisë finlandeze.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *