Ndahet nga jeta ‘krahu i djathtë’ i Tony Montana-s

Editor
1 Min Read

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i famshëm kubano-amerikan Angel Salazar.

Ai ishte personazhi “Chi-Chi” në filmin Scarface dhe Walberto në Carlito’s way, por rolet ishin shumë të ngjashëm: ndihmës dhe krahu i djathtë i personazheve antagonist të Al Pacino-s në dy filmat e Brian De Palma.

Aktori, vdiq në gjumë teksa ishte në shtëpinë e miqve të tij. Shkaqet e vdekjes nuk janë zyrtarizuar, por gazeta hollivudiane TMZ raporton se aktori prej disa kohësh vuante nga probleme me zemrën.

Salazar u bë ndërkombëtarisht i famshëm falë pjesëmarrjes së tij në filmin Scarface të vitit 1983.

Ai do të kthehej për të aktruar me Al Pacinon dhjetë vjet më vonë edhe një herë me regji nga De Palma në filmin Carlito’s Way. Ndër veprat e tjera, Salazar luajti së bashku me Tom Hanks në filmin Punchline (1988). Filmi i tij i fundit ishte Premiera e Brooklyn, me regji të regjisorit të lindur në Bruklin, Eric Spade Rivas.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *