Ndahet papritur nga jeta futbollisti i njohur

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, në Gjermani, me anësorin e sulmit Agyemang Diawusie, të skuadrës së Kategorisë së Tretës, Regensburg, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas problemeve me frymëmarrjen.about:blank

Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane, ndërsa në reagim shkruhej se ai ka ndërruar jetë për “shkaqe natyrore”. Ndeshja e tij e fundit ishte më 4 nëntor kundër Mynihut 1860, ku ai u zëvendësua në minutën e 39 pasi kishte probleme në frymëmarrje.

“Kë të martë, Jahn Regensburg mori lajmin e tmerrshëm se futbollisti ynë Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë. Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje”,- shkroi klubi gjerman për ngjarjen e rëndë.

Ndërkaq, kujtojmë se ky është rasi i dytë brenda një muaj e gjysmë, që një futbollist ndërron jetë nga problemet me frymëmarrjen apo me zemrën, teksa në vendin tonë rasti i fundit ishte ai i “fantazistit” ganez, Raphael Dëamena, i cili ra pa ndjenja në ndeshjen ndaj Partizanit dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *