Përvetësuan para nga shitjet në dyqanin ku punonin

Editor
2 Min Read

Ndaj dy vajzave në Korçë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara.   

Njoftimi i policisë: 

“U referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset K. A., 20 vjeçe dhe G. T., 22 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me kontratën e punës, kanë përvetësuar shuma parash të përfituara nga shitja e produkteve në dyqanin ku ishin të punësuara”, njofton policia.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. X., 37 vjeç, D. E., 39 vjeç dhe S. T., 39 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 10, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 3 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *