Ndalohet furgoni me 20 mijë euro mallra kontrabandë

Editor
1 Min Read

Policia Kufitare ka ndaluar një rast kontrabande mallrash në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë aksionit të datës 22 dhjetor 2024, policët “Kanë vërejtur një automjet kombi furgon pa targa duke kaluar vijën kufitare përmes rrugëve malore”, thuhet nga policia.

Brenda automjetit u gjetën 573 artikuj të ndryshëm, me vlerë të përafërt prej 20 mijë eurosh.

Sipas autoriteteve, dy burrat e dyshuar u kapën në vendngjarje, ndërkaq mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *