Autoritetet doganore në Plauen të Gjermanisë ndaluan një kamion me targa shqiptare në një parking. Ata lajmëruan policinë për shkak se kishin vënë re defekte të konsid erueshme në mjet.
Kur mbërriti policia, ata u habitën nga gjendja e kamionit, sidomos nga gomat. Efektivët e policisë thanë se gomat ishin kaq të konsumuara, sa shiheshin rrjetat e telit në sipërfaqe. Kamionit iu ndalua udhëtimi më tej derisa të riparoheshin defektet. Ndërkohë ndaj shoferit u bë një denoncim.