Ndërroi jetë gjatë punës, e pëson keq drejtuesi teknik i firmës

Editor
1 Min Read

Një ditë pas vdekjes se 24 vjeçarit Jurgen Veshaj në Brataj të Vlorës teksa po punonte në gurore, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.

Sipas policise, 34vjeçari  dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.

“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin: E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *