
GJIROKASTËR- 60-vjeçari i cili u përplas mbrëmjen e djeshmë nga një makinë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë ka ndërruar jetë në spital.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”, ku një 29-vjeçar ka përplasur këmbësorin 60 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Bëhet me dije se drejtuesi i automjeti është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.