JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau pronarin, ja me sa vite burg dënohet shqiptari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar është dënuar nga gjykata britanike, pasi akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Arjan Balla është dënuar këtë të hënë nga Gjykata e Southampton me 12 muaj burg, pasi akuzohet për vdekjen e pronarit të tij grek Anastassios Delis.

Shtetasi grek ndërroi jetë në vitin 2017-të, pasi kishte qendruar për 11 vite në koma, pasi ishte goditur me grushta nga ashqiptari në vitin 2006-të.

Arjan Balla në nëntor të vitit 2006-të goditi me grushta në një akntier ndërtimi në vitin 2006-të pronarin e tij Anastassios Delis në Southamton. Si pasojë e goditjeve të marra Anastassios Delis qendroi për 11 vite në koma dhe ndërroi jetë në vitin 2017-të.

Në atë periudhë Balla i cili jetonte nën identitetin e rrëmë, dhe njihej si Tahir Karaj, u dënua me 3 vite burg nën akuzën e plagosjes së rëndë. Pasi kreu dënimin ai u dënua në Shqipëri.

Çfarë ndodhi në Janar të vitit 2024

Arjan Balla hyn sërish në Britani në Janar të këtij viti, por autoritetet angleze në bashkëpunim me interpolin zbulojnë se bëhej fjalë për personin që dikur ishte arrestuar dhe kishte vuajtur dënimin nën identitetin e Tahir Karajt, pra i njëjti person që ishte akuzuar dhe më pas dënuar për plagosje të rëndë në vitin 2007-të.

Pasi është ndaluar në muajin janar, ndaj Ballës ëhstë ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Studio ligjore e familjes së të ndjerit Anastassios Delis, ka kërkuar edhe njëherë gjykimin e Arjan Ballës. Dhë këtë të hënë gjykata vendosi që ta dënojë Ballën edhe me 1 vit tjetër burg.

Hetuesi i stafit policor Gary Sumner, i cili udhëhoqi hetimin e vrasjes nga pakujdesia pas vdekjes së Anastassios, tha: “Rrethanat e këtij rasti janë shumë të pazakonta dhe jashtëzakonisht të trishtueshme, dhe ne jemi mirënjohës që familja dhe të dashurit e Anastassios Delis tani kanë drejtësi, shtatë vite pas vdekjes së tij dhe 18 vjet pas sulmit të tij”.

Vrau pronarin, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në vendin fqinj

Anthony Johns, prokuror i lartë i kurorës me CPS Ëessex, tha se rasti kishte qenë “tepër tragjik”.

“Ndërsa Delis mbeti gjallë për 11 vjet pas sulmit, ai nuk rifitoi vetëdijen, duke i grabitur atij dhe të dashurve të tij një të ardhme së bashku”, tha ai.

“Ne jemi të kënaqur që Balla tani do të përballet me pasojat e marrjes së jetës së një njeriu tjetër në një sulm kaq të pakuptimtë dhe të dhunshëm dhe shpresojmë që ky dënim sot tregon se ne jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi për viktimat e krimeve të tilla të tmerrshme, pavarësisht sa koha ka kaluar.”

Scroll to Top