Ndërtimet pa leje/ Rama nxjerr pamjet nga Kepi i Rodonit

Jil
Jil
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shembja e objekteve të paligjshme nuk është vetëm një aksion i përkohshëm, por një proces i vazhdueshëm që nuk do të ndalet derisa të eliminohet plotësisht ky fenomen.

Në një postim të publikuar në Facebook, Rama thekson se ky proces do të shoqërohet në ditët në vijim me një paketë të re masash ligjore.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe ‘symbyllurit’ në inspektoriate, polici e me radhë”, shkruan Rama.

Këtë postim kryeministri e shoqëron edhe me një video nga një aksion që po kryhet sot në Kepin e Rodonit.

“Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.”, shkruan ai.

Kryeministri Rama është shprehur i vendosur për të luftuar ndërtimet pa leje, ndërsa ka paralajmëruar edhe ndryshime në Ligjin për ndërtimet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania