JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh në Sarandë Vetëdorëzohet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mesditën e kësaj të mërkure është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë ish- drejtori i legalizimeve, Mariel Murati, i akuzuar për ndërtimin pa leje.

Ai akuzohet se legalizoi hotelin 7 katësh, “Yacht” në lagjen nr.4 në Sarandë.

Prokuroria zbuloi se Murati fillimisht në vitin 2017 ka blerë nga dy persona një objekt kundrejt shumës 133 milionë e 350 mijë lekëtë vjetra.

Objekti sipas prokurorisë ishte pikërisht “pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 470 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 170 m2. Kjo pronë, sipas përshkrimit të veçantë, ekziston në termat lokal si hotel me 4 kate”.

Objekti aktual “Yacht Hotel” me 7 kate është objekt totalisht i ri, i ndërtuar pas prishjes totale të objektit me 4 kate “Lokal + Hotel”.

Pamjet nga Ortofoto provojnë se në korrik 2003, objekti në fakt është me 4 kate, me mbulesë çati dhe 1 kat mbulesë soletë.

Scroll to Top