Ndëshkohen mbi 6500 shoferë në kryeqytet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, është kthyer në problematikë në rrugët e Tiranës. Shoferë të pakujdesshëm, ku shumë lëvizin pa rripin e sigurimit, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, e madje ka edhe raste të shpejtësisë tej normave të lëjuara.

Si pasojë, Policia Rrugore e Tiranës njofton gjobitjen e 6689 shoferëve, vetëm gjatë monitorimit të kryer në një jave.

Policia Rrugore e Tiranës ka filluar monitorimin e akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, dokumentimin me prova filmike të  automjeteve që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjete të tjera dhe herë pas here duke u bërë shkak dhe për krijimin e trafikut.

Njëkohësisht, nëpërmjet mjetit inteligjent janë evidentuar shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit, evidentimi nëpërmjet targës në mënyrë automatike i automjeteve që kanë masa administrative pa paguar si dhe parakalimet e gabuara.

Gjatë monitorimeve me mjetin inteligjent 24/7, gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar vetëm  për shkeljet e mësipërme 6689 drejtues automjetesh”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të evidentuar dhe dokumentuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim qarkullimin e lirë të automjete dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe  të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera, pasi automjetet që do konstatohen do zhvendosen me karrotrec në pikën e bllokimit të Policisë Rrugore.

Scroll to Top