JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndryshon çmimi i energjisë, ja tarifat e reja për furrat e bukës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tarifa të reja për furrat e bukës, deri në 12 lekë/kv sipas shërbimit.

Furrat e bukës do të pagujanë energjinë elektrike nga 7.6 deri në 12 lekë për kilovat.

Çmimi i ri është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë dhe do ta aplikohet për prodhuesit e bukës me 3 fasha, sipas biznesit që kanë ngritur.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka njoftuar çmimet e reja të energjisë për furrat e bukës dhe për pastiçeritë.

Çmimi do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat e bukës, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri, energjia do të kushtojë 9.5 lekë/kv.

Ndërkohë, kur këto subjekte ofrojnë edhe shërbimin bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë.

Deri më dje cmimi energjisë për të tri këto kategori biznesi ka qenë, 7.6 lekë, por me vendimin e ri të Entit Rregullator cmimi do të aplikohet me fasha.

 “Shoqata e Prodhuesve të Bukës” janë koordinuar për  ecurinë e procesit dhe hapat për të identifikuar të gjitha këto biznese sipas shërbimit dhe tashmë OSHEE u bën thirrje që ato të deklarojnë kontratat e furnizimit me energji elektrike sipas qëllimeve të aktivitetit.

“Deklarimi i të gjitha kontratave të energjisë do t’u japë mundësi këtyre bizneseve të kenë një kontratë të vetme, me tarifën më të mirë, bazuar në llojin e aktivitetit të ushtruar”, thuhet në njoftimin e OSSHEE-së.

OSHEE shton më tej se subjektet e biznesit, që paguajnë ende me 14 lekë/kWh, duhet të aplikojnë pranë pikave të “Kujdesit Ndaj Klientit për ndryshim të tarifës, në mënyrë që të merren masat për vendosjen e tarifës sipas tipologjisë së re.

Scroll to Top