Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Njoftimi policisë:
Vajzën nga Venezuela e hodhën nga ballkoni/ Policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë: 5 shtetaset e ushtronin prostitucion në shtëpi me qera
E keni ditur? Vetëm 90 sekonda mjaftojnë për të shëruar zemrën e thyer, ky truk është ndihma e parë
Basha kujton komandantin legjendar të UÇK-së: Adem Jashari vuri gjakun e tij dhe të familjes në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap në rrugën “Skënderbeu” dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.