Në rrezik mbytjeje, policia detare shpëton turistin ukrainas në Borsh

Editor
1 Min Read

Njësia Policore Detare në Borsh i erdhi në ndihmë një turisti ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.

Pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti ukrainas falënderoi forcat e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, dhe ftojnë të gjithë qytetarët që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 në rast nevoje.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *