Netanyahu paraqitet për herë të parë në gjykatë

Editor
1 Min Read

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është paraqitur të martën para një gjykate në Tel Aviv për të dëshmuar për herë të parë në një gjyq të gjatë për korrupsion.

Netanyahu, 75 vjeç, është kryeministri i parë në detyrë i Izraelit që akuzohet për një krim, shkruan CNN.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është paraqitur të martën para një gjykate në Tel Aviv për të dëshmuar për herë të parë në një gjyq të gjatë për korrupsion.

Netanyahu, 75 vjeç, është kryeministri i parë në detyrë i Izraelit që akuzohet për një krim, shkruan CNN.

Ai po dëshmon në të njëjtën kohë kur Izraeli është i përfshirë në një luftë në Gaza dhe përballet me kërcënime të reja të mundshme që vijnë nga trazirat rajonale, përfshirë në Siri.

I akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, Netanyahu do të dëshmojë tri herë në javë.

“Kam pritur për tetë vjet që ky moment të them të vërtetën. Por unë jam edhe kryeministër… po e drejtoj vendin përmes një lufte me shtatë fronte. Dhe unë mendoj se të dyja mund të bëhen paralelisht”, i tha Netanyahu gjykatës me tre gjyqtarë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *