Nga 1 korriku patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë: si do të funksionojë policimi rrugor këtë verë

Jil
Jil
2 Min Read

Firmoset memorandumi Shqipëri-Kosovë për policim të përbashkët rrugor gjatë sezonit veror 2025

Tiranë, 30 qershor 2025 – Në prag të sezonit turistik dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin shqiptar.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Ilir Proda, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, duke u konsideruar si një tjetër hap konkret në thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve të sigurisë.

Shërbimet e përbashkëta synojnë:

parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore;

menaxhimin efektiv të trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet;

shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Drejtori Proda theksoi se prania e kolegëve nga Kosova përbën jo vetëm ndihmë praktike, por edhe një simbol krenarie për harmoninë mes dy policive. Nga ana tjetër, kolonel Hoxha deklaroi se efektivët e Policisë së Kosovës ndihen të nderuar për mundësinë për të shërbyer krah për krah me kolegët shqiptarë dhe do të angazhohen maksimalisht për arritjen e objektivave të përcaktuara.

Shërbimet e përbashkëta do të nisin zyrtarisht më 1 korrik 2025 dhe do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania