JiL.al - Jeto i Lumtur

Nga droni që tërboi Serbinë tek dhuna ndaj futbollistëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kush shqiptar nuk e mban mend datën 14 tetor 2014? Si sot 9 vite më parë Shqipëria zhvilloi një nga ndeshjet më dramatike në historinë e saj, e cila as nuk përfundoi. Bëhet fjalë për duelin me Serbinë në Beograd.about:blank

Në minutat e fundit të pjesës së parë tifozët serbë filluan të hedhim flakadantë në fushë dhe arbitri u dëtyrua të ndërpresë sfidën. Një sjellje e paprecedentë nga ana e serbëve.

Protagonist në atë sfidë padyshim ishte edhe Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina që ngriti dronin me flamurin e hartës së Shqipërisë etnike me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Në atë moment futbollistët serbë ndërhynë duke e kapur flamurin, por futbollistët e Kombëtares Andi Lila dhe Taulant Xhaka morën flamurin për ta mbrojtur nga serbët.  Më pas hynë edhe tifozët në fushë dhe së bashku me futbollistët dhunuan lojtarët e Kombëtares dhe stafin.

Shqipëria e fitoi duelin në Kas për atë ndeshje duke mundur edhe UEFA-n që i dha të drejtë Serbisë fillimisht.

Scroll to Top