
Në vitin 1956, Hollivudi ndaloi frymën për një ngjarje që do të hynte në histori: martesa e aktores Grace Kelly me princin Ranieri të Monakos. Një “përrallë moderne” ku një vajzë e thjeshtë u bë princeshë, duke ndezur imagjinatën e miliona njerëzve në mbarë botën.
Ceremonia civile u mbajt më 18 prill 1956, ndërsa më 19 prill çifti u kurorëzua në një martesë madhështore fetare, e ndjekur nga mbi 3 milionë shikues përmes transmetimit televiziv. Eleganca dhe bukuria e ftohtë e Grace Kelly-t e shndërruan ditën e saj të madhe në një moment të paharrueshëm kulturor.
Ajo që pak e dinë është historia e fustanit të saj të nusërisë. E cila konsiderohet sot si një nga veshjet më të famshme të të gjitha kohërave, ajo nuk u krijua nga ndonjë shtëpi mode luksoze, por nga stilistja e kostumeve të studios Metro-Goldwyn-Mayer. Kjo ishte një dhuratë martese nga vetë studioja për yllin e saj më të ndritur – një gjest që bashkoi botën e kinemasë me atë të aristokracisë.
Me këtë zgjedhje, Grace Kelly jo vetëm që u bë princeshë, por edhe një ikonë e përjetshme stili, duke lënë pas një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë breza të tërë.