Nga Kosova në Tiranë në këmbë: Protestuesi flet, i kërkova Ramës të mbështeste liderët e UÇK-së

Jil
Jil
1 Min Read

Në Tiranë po mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Një nga protestuesit e shumtë e ardhur nga Kosova, në një intervistë për News24, Osman Stafa, u shpreh se protesta e tij ka qenë ndryshe nga të tjerët. Ai ka udhëtuar në këmbë prej 2 ditësh nga Prishtina në Tiranë për tju bashkuar këtij tubimi të madh që është organizuar në sheshin “Skënderbej”.

Protestuesi tha se 2 muaj më parë i kërkoi direkt kryeministrit Rama që të organizonte një protestë në mbështetje të liderve të UÇK-së.

““E kam marrë këtë nismë para 2 muajsh kur jam kthyer nga Haga kur erdha në Tiranë dhe kërkova nga kryeministri Rama të bëhej një protestë në Tiranë. Jam nisur para dy ditësh nga Prishtina për të mbërritur në Tiranë. Falënderoj popullin shqiptar, policinë e Kosovës që më kanë përkrahë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania