
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ditës së martë ku pas një konflikti mes disa personave u thye dhe xhami i një ambienti që përdorej nga një subjekt elektoral. Policia thotë se ka shpallur në kërkim shtetasit Lorenc Telhallari, 24 vjeç dhe Arjan Telhallari, 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e martë, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër.
“Pas konfliktit, shtetasi Lorenc Telhallari është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin Arjan Telhallari, i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar Lorenci, dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet pranë zonës së konfliktit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i policisë
“Shpallen në kërkim shtetasit L. T., 24 vjeç dhe A. T., 67 vjeç, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, shtetasin A. T., i cili dyshohet se ka patur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, thuhet në njoftim.