
Sarandë – Plagosen rëndë një i ri dhe prindërit e tij, dy vëllezër përfundojnë në pranga
Një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në dhunë të rëndë në Sarandë, duke lënë të plagosur rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij.
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë vëllezërit F. L., 39 vjeç, dhe R. L., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 17 gusht 2025, kur dy vëllezërit, gjatë një konflikti për shkaqe të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe plagosur rëndë shtetasin E. A., 26 vjeç, si dhe prindërit e tij, N. A., 59 vjeçe, dhe B. A., 62 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al