JiL.al - Jeto i Lumtur

Ngjela për arrestimin e Metës: Po pastrohet krimi shtetëror

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pashë mënyrën e arrestimit. Shumë e forcuar. Ajo procedurë nuk ndiqe gjithmonë. Ky ka qenë president dhe ka truprojat. Po të arratisej merrte azili politik se ka qenë president. Por nuk ia mori mendja këtij, mendoj unë. Nuk e ka pritur, i ra befas”, tha Ngjela në ‘Frontline Interview’. Sa i përket akuzave të partisë së Metës se u tentua rrëmbimi i tij, Ngjela i hedh poshtë duke thënë se SPAK nuk gabon.

“Pse nuk e rrëmbyen? Bashkëpunëtorët kanë të drejtë të të mbrojnë. Pyetja është a i ka bërë ato që akuzohet. Do ti shohim me gjyq. Një pafajësi e këtij e forcon shumë. SPAK nuk gabon këtu.

Do e shikojmë kur të fillojë procesi gjyqësor. Do dëgjojmë mbrojtjen. Pyetja është kjo, ka qenë i korruptuar? Kur të gjithë të thonë se je hajdut, dhe ti thua se je i ndershëm, je hajdut”, shtoi Ngjela. Sipas Ngjelës, po vijohet në Shqipëri me një proces pastrimi nga krimi dhe korrupsioni i lartë shtetëror.

“Ne shqiptarët kemi një shprehje, më mirë syri se sa nami. Është një zv.kryeministër, janë 4 ministra, kryetarë bashkish. Janë edhe një ish president dhe ish kryeministër. Gjendja është pastruese. Në gjuhën tonë është purgo. Purgo, pastrim kundër krimit shtetëror”, tha avokati.

Scroll to Top