Nis sot regjistrimi për votën e diasporës, hapat që duhet të ndiqni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push(["_mgc.load"])})(window,"_mgq");

Për herë të parë, në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre politik pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri për të votuar.

Sot është hapi i parë i procesit, me nisje e regjistrimit përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Regjistrimi:

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).

Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Pas regjistrimit, KQZ i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ nuk miraton regjistrimin, sqaron emigrantit për dokumentet që duhet të plotësojë me qëllim që të miratohet kërkesa.

Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top