Nisin evakuimet, shpërthen vullkani në Islandë

Editor
1 Min Read

Vullkani Sunddhnúksgígar në Islandë ka shpërthyer, duke detyruar autoritetet të shpallin “alarmin e kuq” dhe të evakuojnë turistët nga zona. Sipas Benedikt Ófeigsson, drejtor i matjeve të deformimeve, shenjat e para të shpërthimit u regjistruan pas aktivitetit sizmik nëntokësor. Aktualisht, autoritetet po punojnë për të evakuuar qytetin Grindavík, ndërsa magma ende nuk ka arritur në sipërfaqe.

Një nga vendet më të njohura turistike, hoteli luksoz Blue Lagoon, është evakuuar plotësisht, duke zhvendosur të gjithë vizitorët në hotele të tjera. Menaxherja e hotelit, Helga Árnadóttir, deklaroi se mysafirët u zgjuan dhe u larguan menjëherë sapo u bë e qartë se shpërthimi kishte filluar.

Autoritetet lëshuan alarmin e kuq rreth orës 6:00 të mëngjesit. Zyra Meteorologjike e Islandës raportoi ndryshime të dukshme në presionin e matjeve, duke treguar rrjedhje magme dhe një shpërthim të mundshëm.

Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se një shpërthim në kraterin Sundhnúkur ishte shumë i mundshëm për shkak të akumulimit të magmës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al