Nisin rreshjet e para të borës në Tamarë dhe Vermosh

Editor
1 Min Read

Në Tamarë-Vermosh dhe në Valbonë filloi dëbora e parë për këtë vit duke na ftuar në sezonin dimëror. Ndërsa reshjet e shiu dhe erërat kanë përshkuar zonën, duke sjellë rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, “grupet e punës kanë bërë menjëherë pastrimin e rrugës nga inertet, ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë në aksin rrugor verior për të siguruar qarkullim normal”.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës duke siguruar qarkullim normal për banorët e zonës, por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këto zona turistike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *