Një adoleshent dhe një 51-vjeçar që theu arrestin në shtëpi, arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në Konispol dhe Dukat

Jil
Jil
2 Min Read

Policia ka zbardhur dy raste të zjarrvënieve të qëllimshme në Konispol dhe Dukat, duke çuar në arrestimin e një 25-vjeçari dhe ndjekjen penale të dy të tjerëve.

Në Konispol, u arrestua në flagrancë R.L., 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, i cili jo vetëm që theu masën e “arrestit në shtëpi”, por edhe dogji një sipërfaqe prej 8 hektarësh me barishte dhe shkurre në fshatin Janjar. Bashkëpunëtor i tij dyshohet të jetë 51-vjeçari S.I., banues po në Janjar, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 27 korrik, rreth orës 23:30, ku të dy dyshohen se kanë ndezur zjarr në një kullotë, duke shkaktuar dëme serioze në mjedis.

Ndërkohë, në Dukat, Policia e Orikumit ka identifikuar një 15-vjeçar si të dyshuar për zjarrvënie në zonën e quajtur “Fëngu i Bozhanajve”. Edhe në këtë rast, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Është nisur procedim penal ndaj të miturit.

Materialet i janë referuar Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë dhe t’i denoncojnë rastet në numrin 112. Autoritetet garantojnë reagim të menjëhershëm dhe mbrojtjen e anonimatit të denoncuesve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania