JiL.al - Jeto i Lumtur

Një burrë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Një burrë u martua me një grua shumë të bukur. Pas një kohe, ndërsa burri ishte për tregti jashtë shtetit, gruaja e tij sëmuret rëndë, dhe si pasojë fytyra e saj dëmtohet tepër. Burrin e lajmërojnë për sëmundjen e gruas dhe gjatë kthimit ai  lajmëronë familjen që do vonohet për disa ditë sepse kishte pësuar një aksident të rëndë dhe kishte humbur shikimin,që nënkupton se burri kurr nuk do ta shohë gruan e tij si të shëmtuar, por do ta mbajë në mendje atë bukuri të mëparshme të gruas së tij. Vazhduan jetën në harmoni derisa u plakën dhe deshti Zoti që gruaja të vdiste e para. Në ditën e varrimit, kur burrat u kthyen nga varrimi, edhe burri I gruas së vdekur u kthye por pa e shoqëruar askush, ai ecte i vetëm. Njëri prej të pranishmëve e pyeti: ku shkon? Në shtëpinë time tha ai! Por ti je i verbër nuk, sheh të ndihmoj une! Jo tha. Unë kurrë s’kam qenë I verbër por jam hequr si i verbër tërë jetën që mos ta lëndoja zemrën e gruas time të cilës iu shëmtua fytyra, ajo vdiq e lumtur edhe me ndjenjën se unë kurrë nuk e pashë të shëmtuar,duke menduar se unë jamë i verbër…
Scroll to Top