Një grua po lufton për jetën pasi u përplas në rrugë në mes të Vlorës

Jil
Jil
1 Min Read

Aksident në Vlorë, 74-vjeçarja në gjendje të rëndë – arrestohet drejtuesi i mjetit

Vlorë – Një aksident i rëndë rrugor është shënuar dje më 10 maj 2025 në rrugën “Gjergj Araniti” në Vlorë, ku një 74-vjeçare mbeti e plagosur rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Vlorë.

Sipas Policisë, ai po drejtonte një automjet tip “Ford” kur aksidentoi shtetasen Sh. H., 74 vjeçe, e cila u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në lidhje me rastin janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania