Një person goditet me sëpatë në kokë,

Editor
1 Min Read

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër,

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë n? Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjerë sa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28. 02. 2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari:

– I. I. i lindur 1983″, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.0

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *