
Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri pranë selisë së CIA-s në Virginia, teksa në pak momente e gjitha zona është rrethuar nga forcat e policisë.
Departamenti i Policisë tha në një postim në X se kishte të bënte me një “incident të izoluar tashmë” në selinë e CIA-s.
“Divizioni i Operacioneve Speciale është në vendngjarje duke ndihmuar”, theksohej në deklaratë. Një transmetim i drejtpërdrejtë shfaq momentin kur autoritetet shkojnë në vendngjarje me automjete të blinduara.