JiL.al - Jeto i Lumtur

Një tjetër tërmet i fortë shkund Tajvanin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet lindore të Tajvanit të premten, me autoritetet që këshillojnë banorët në mesazhe me tekst që të qëndrojnë të qetë. Shërbimi Meteorologjik dhe Sizmologjik i Tajvanit, nga ana e tij, vlerësoi se magnituda e tërmetit ishte 6.3 gradë dhe thellësia fokale 9.7 kilometra.

Agjencia u dërgoi paralajmërime celularëve të banorëve duke i kërkuar që “të qëndrojnë të qetë dhe të evakuohen në një vend të sigurt pranë tyre”. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), nga ana tjetër, tërmeti ka një thellësi fokale prej 15.4 kilometra në Oqeanin Paqësor, jashtë qytetit Hualien.

Megjithatë, deri më tani nuk raportohet për dëme nga tërmeti. Një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 goditi të enjten Qarkun Yilan në pjesën verilindore të Tajvanit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur dëme.

Tërmeti ishte 9 km i thellë, sipas qendrës meteorologjike, dhe goditi brigjet verilindore të tij. Trafiku i metrosë në Taipei vazhdon me shpejtësi më të ulët pas tërmetit, sipas autoriteteve. Tajvani regjistroi tërmetin e tij më të madh në 25 vjet në prill, duke vrarë 9 persona dhe duke plagosur më shumë se 900.

Scroll to Top