
Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbi Delvinë, në zonën e fshatit Kakodhiq, Njësia Administrative Delvinë. Zjarri ka përfshirë shkurre dhe fier në një sipërfaqe të madhe, poshtë qendrës së banuar të fshatit.
Sipas shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë Delvinë, një automjet zjarrfikës dhe një grup shërbimi janë dërguar menjëherë në vendngjarje për të lokalizuar dhe izoluar përhapjen e flakëve. Aktualisht, zona e banuar nuk është e rrezikuar, por era e fortë po vështirëson operacionin.
Ky incident vjen pas një ngjarjeje të ngjashme të ndodhur një ditë më parë, kur flakët përfshinë zonën pranë Varrezave të Dëshmorëve të qytetit. Situata është duke u monitoruar ngushtë, ndërsa autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim për të shmangur dëme të mundshme.