Noka akuza nga Himara: 500 euro një votë, në fund do mblidhen

Editor
2 Min Read

HIMARË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ditën e sotme ndodhet në Himara ndërsa janë zhvilluar votimet e pjesshme për kryebashkiakun e ri. Noka gjatë fjalës së tij nga Himara hodhi akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me procesin e votimit për kryetarin e bashkisë.

Ai tha se sot ka qenë një ditë që himarjotët dhe shqiptarët kanë parë një farsë që ka nisur kohë më parë dhe përfundoi sot. Sipas tij administrata e Ramës ka premtuar tapi dhe leje për hotele. Ai shtoi se të gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve. Noka shtoi se në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro.

“Celibashi e pohoi me gojë që në Shqipëri kush fiton e vendos Rama. 6157 votuesve iu mohua e drejta për të votuar. Që këtu Rama e ka përcaktuar gjithçka.Këtu ka të patën 3 javë që janë bandat e pushtetit çdo ditë duke shantazhuar dhe kërcënuar”, tha ai

“E gjithë administrata është këtu, duke dhënë tapi, duke premtuar leje për hotel apo gjëra të tjera. Gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve. Në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro. Të gjithë janë në terren, në fund do mblidhen provat”, shtoi Noka.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *