JiL.al - Jeto i Lumtur

Notë shumë e mirë për Granit Xhakën, për golin në Angli

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Granit Xhaka sot ka realizuar për fitoren e thellë të Arsenalit, me rezultat 4:1 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së 27-të të Premier League.

Xhaka ka shënuar në minutën e 55-të, duke e ngritur epërsinë me rezultat 3:0.

Futbollsit8i nga Kosova, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, është vlerësuar me notë 7.9 nga faqja e specializuar për statistika

“Sofascore” dhe 7 nga mediumi britanik “Daily Mail”.

 Futbollisti i ndeshjes është Bukayo Saka me notën 8.6 nga “Sofascore” dhe 8.5 nga “Daily mail”.

Notat sipas “Daily Mail”:

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale 6; White 7 (Jorginho 83), Holding 7, Gabriel 7 (Kiwior 86), Zinchenko 7.5 (Tierney 65, 6.5); Partey 8, Xhaka 7; Saka 8.5, Odegaard 7.5, Martinelli 8 (Smith Rowe 83); Trossard 7.5 (Jesus 65, 6). 

Crystal Palace (4-2-3-1): Whitworth 6; Ward 6, Tomkins 6, Guehi 6.5, Mitchell 6; Doucoure 6.5, Milivojevic 5.5 (Hughes 66, 5.5); Olise 5 (Eze 82), Schlupp 6 (Ahamada 82), Zaha 6.5; Edouard 5 (Ayew 65, 5)..

Scroll to Top