“Nuk është normale”, Sylvinho mesazh lojtarëve para ndeshjes me Serbinë

Jil
Jil
2 Min Read

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i ka bere thirrje lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Letonisë, qe në këto dy takime te perqendrohen pasi të ketë nevojë për të gjithë ata.

“Janë dy ndeshje shumë të vështira, dy skuadra shumë të forta fizikisht. Duhet të punojmë shumë mirë. Mesazhi i parë për lojtarët është se kam nevojë për të gjithë. Do të shpenozjmë shumë energji”, tha Sylvinho.

“Me Serbinë nuk është ndeshje normale, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, mundësia që kemi për të bërë mirë.
Ne luftojmë me zemër, me shpirt, nuk duhet të humbim identitetin tonë. Duhet të luajmë mirë futboll. Ndeshje e vështirë, por ne kemi mundësitë tona”, shtoi ai.

Sipas trajnerit, ky është moment shumë i vështirë për ndeshjet, pasi lojtarët kanë mbyllur sezonin dhe duhet parë forma e tyre.

“Disa e kanë mbyllur sezonin të lodhur, disa e kanë mbyllur prej disa javësh sezonin. Duhet të punojmë shumë, është një moment tepër i veçantë i sezonit”.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania